Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Europa është në panik për shkak të luftës në Ukrainë.
“Në një kohë kur vendi ynë është përballur me sukses me migrimin e paligjshëm nga Siria për 11 vjet, ne jemi dëshmitarë të panikut në Europë për krizën ruso-ukrainase. Ne lutemi për dalje të shpejtë nga kjo periudhë kritike”, tha Erdogan në një kongres partiak, transmeton portal arbresh.info
Turqia kundërshton me forcë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Dhjetë ditë më parë, Erdogan tha se Ankaraja nuk mund t’u thoshte “po” vendeve që anëtarësohen në NATO dhe “mbështesin terrorizmin”.
“Për sa që Tayyip Erdogan është në krye të Presidencës në Turqi, ne definitivisht nuk mund t’i themi “po” vendeve anëtare të NATO-s që mbështesin terrorizmin”, tha ai.
Turqia ka kundërshtuar kërkesat zyrtare nga Suedia dhe Finlanda për t’u anëtarësuar në NATO, duke pretenduar se të dy vendet po fshehin njerëz të lidhur me grupet militante si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe të tjerë që ajo i konsideron terroriste, por edhe sepse ata ndaluan eksportet e armëve në Ankara në 2019./arbresh.info/
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”