Kosova mbrëmë ka pësuar humbje ndaj Greqisë me rezultat 0-1, në ndeshjen e cila ishte në kuadër të Nations League.
Ndërsa ndeshjen e kanë përcjellore personalitete të ndryshme shtetërore.
Një nga ta ishte edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier, i cili është një tifozë i flaktë i sportit të futbollit.
Hovenier edhe më herët ka përcjellë ndeshje të ndryshme të futbollit kosovarë.
Ndërsa mbrëmë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovë, Agim Ademi ka vendosur t’ia bëjë dhuratë fanellën e Kombëtares së Kosovës, përcjell arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Agim Ademi me anë të një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Njoftimi i plotë nga Agim Ademi:
Është nder ta kesh mbështetjen e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.
Ai është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës, prandaj në ndeshjen kundër Greqisë e kisha kënaqësinë që t’ia dhuroja fanellën dardane.
E mbrëmë fati nuk ishte me ne dhe nuk e morëm rezultatin që e dëshiruam, por futbolli është i tillë dhe jo rrallë nuk fiton ai që e kërkon atë me ngulm.
Sidoqoftë, djemtë tanë kanë nevojë për t’i qëndruar afër dhe për t’i përkrahur maksimalisht. Ata po mundohen ta japin më të mirën e tyre dhe besojmë se në ndeshjet e ardhshme do të marrin rezultatet që i presim të gjithë.
Falënderoj edhe ambasadorët e tjerë të Britanisë së Madhe, të Zvicrës, të BE-së dhe të Greqisë që krahas institucioneve tona ishin në ndeshje dhe janë përkrahës të Dardanëve.
E një falënderim edhe për të gjithë tifozët, të cilët krijuan atmosferë madhështore në ndeshjen e mbrëmshme, e të cilët në fund përkundër rezultatit zhgënjyes i duartrokitën Dardanët tanë.
FORCA KOSOVË!. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...