Ministri i financave i Bullgarisë, Asen Vasilev ka deklaruar për mediat bullgare se Bashkimi Evropian çështjen e Maqedonisë së Veriut e ka adresuar në vend të gabuar.
Sipas tij, BE duhet të merret me Maqedoninë e Veriut e jo me Bullgarinë, sepse diskriminimi po ndodh nga pala tjetër dhe jo nga pala bullgare.
“E vërteta është që ka probleme dhe ngecje në raportin tonë me Maqedoninë e Veriut. Janë disa çështje që nuk mund ti kalojmë sikur asgjë, por duhet diskutuar dhe qartësuar. BE këtë punë e ka adresuar gabim ndaj Bullgarisë. BE duhet vetëm të pranoj kërkesat tona, qoftë edhe pjesërisht, por çështjen duhet ta diskutoj me Maqedoninë e Veriut e jo me ne. Në negociata Maqedonia ka shfaqur gjuhë të urrejtjes dhe kjo na bën të kuptojmë se si mund të jetojnë bullgarët në Maqedoni”, tha Vasilev.
Vasilev potencoi se përderisa kushtet e Bullgarisë nuk pranohen të shqyrtohen në kornizë negociuese dhe nuk tregohet mirëkuptim, edhe vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të largohet, sepse siç tha ai “qëndrimet bullgare nuk ndryshojnë”. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit