Megjithëse jemi zyrtarisht në sezonin turistik, mungesa e vrojtuesve në stacionet e plazheve vijon të mbetet problem. Nga 240 stacione plazhi në vijën bregdetare të Lezhës, vetëm 80 prej tyre janë të pajisura me vrojtues, duke plotësuar kështu vetëm 1/3 e numrit të nevojshëm.
“Mbetemi në nivelin e një viti me parë dhe shihet një frenim i të rinjve për t’u bërë vrojtues”, u shpreh zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Vrojtuesve.
Sipas tij në vijim do të ketë kontrolle në mënyrë që ata vrojtues që janë të gjenden në vendin e punës.
Ai iu bëri thirrje edhe bizneseve të jenë më të ndjeshëm, pasi duke pajisur stacionet e plazheve me roje bregdetare të licensuar, garantojnë edhe jetën e pushuesve që janë kliente të tyre.
Mungesa e vrojtuesve të plazhit në sezonet e kaluara ka qenë një problem shqetësues, pasi nuk janë të pakta rastet kur pushuesit humbin jetën, ndërsa edhe këtë sezon duket se situata nuk ka ndryshuar shumë./tvklan/
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...
“O Shëndrit ku e kam gruan”, DJ Gimbo reagon me humor pasi S...
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më sh...
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...