Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë, Andrea Carlo Biggi.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi ambasadorin e Australisë të akredituar për Kosovë lidhur me zhvillimet e fundit makroekonomike në vend, me theks të veçantë në sektorin financiar dhe atë bankar.
Guvernatori Mehmeti tha se sektori financiar po vazhdon të performojë mirë dhe me rritje të aktivitetit të tij duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu theksoi se edhe sektori i sigurimeve, fondeve pensionale, institucioneve mikrofinanciare dhe i institucioneve financiare jobankare janë karakterizuar me performancë pozitive.
Nga ana tjetër, ambasadori i Australisë i akredituar për Kosovë Andrea Carlo Biggi vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar,, si dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të BQK-së./arbresh.info/
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...