Sipas MeteoAlb, do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tvklan.al
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...