Romelu Lukaku ka rënë dakord për një kthim si huazim te Interi dhe tani po punohet për të arritur një marrëveshje me Chelsean.
Sulmuesi 29-vjeçar belg nuk pati një vit të mirë me Blutë pas lëvizjes së tij prej 115 milionë eurosh vitin e kaluar, duke shënuar vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Ligën Premier.
Me kalimin e vitit, ideja e rikthimit te Nerazzurrët filloi të kishte më shumë kuptim për të gjitha palët.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Lukaku ka rënë dakord për një kthim si huazim te Interi, ku do të fitojë 7.5 milionë euro pagë neto, dukshëm më pak se 12 milionë euro plus tre milionë euro bonuse që fiton me Chelsean./arbresh.info/
Premtimi i Hamzës: Një nga vendimet e para do të jetë rritja...
IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qe...
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...
Dështon seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore,...