Rafael Nadal ka demonstruar edhe njëherë pse është lojtari më i mirë në historinë e French Open, pasi që ka mposhtur rivalin e tij të vjetër Novak Djokovic sonte vonë pas katër orë ndeshje për të arritur në gjysmëfinale
Nadal do të synon titullin e 14 në këtë turne, e filloi mirë këtë ndeshje dhe luftoi me tërë forcat për ta mposhtur kampionin në fuqi, serbin Gjokovic me rezultat 6-2, 4-6, 6-2, 7-6, (7-4) në Roland Garros.
Nadal e siguroi fitoren në orën 1:16 të mëngjesit të ditës së mërkurë pas katër orë ndeshje.
Fituesi i 21 Grand Slamave tani do të përballët me vendin e tretë në botë, Alexander Zverev të premten.
Gjermani Zverev (25) arriti gjysmëfinale për herë të dytë këtë vit pasi shpëtoi nga eliminimi i sensacionit të këtij turneu, tinejxherit Carlos Alcaraz, të cilin e mposhti më herët të martën.
“Kjo është njëra prej atyre netëve magjike për mua”.
Fitorja për Nadal ishte një hakmarrja për humbjen në gjysmëfinale të vitit të kaluar nga Gjokovic për të arritur një rekord të tij personal në Roland Garros më 110 fitore në 113 ndeshje. /arbresh.info/
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin