Imazhet e reja satelitore tregojnë se një anije ruse e mallrave plot me drithëra, që dyshohet se janë vjedhur nga fermerët ukrainas, ka arritur në portin sirian të Latakias, duke e bërë kështu udhëtimin e e saj të dytë brenda katër javësh.
Pamjet nga Maxar Technologies tregojnë anijen mallrash Matros Pozinic në Latakia më 27 maj. Kjo është një nga re anijet në të cilat u ngarkua gruri në portin e Krimesë të Sevastopolit pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Anija u filmua për herë të fundit në Sevastopol më 19 maj, dhe më pas kaloi nëpër Bosfor dhe në jug përgjatë bregdetit turk. Vlerësohet se anija mund të transportojë rreth 30 mijë tonë drithë.
CNN raportoi më parë se kolona kamionësh u panë duke transportuar grurë nga fermat dhe kapanonet në Ukrainën jugore në Krime.
Autoritetet ukrainase vlerësuan në fillim të këtij muaji se forcat ruse kishin kapur më shumë se 400,000 ton drithë në territoret e pushtuara./arbresh.info/
https://twitter.com/nexta_tv/status/1525001201925898241?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1525001201925898241%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fcnn-ruski-brod-sa-zitaricama-ukradenim-u-ukrajini-stigao-u-siriju%2F2368052.aspx
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi