Që nga përfundimi i spektaklit Big Brother VIP, ata kanë qenë një dramë e vërtetë në mediat rozë, për sa i përket relacionit mes tyre.
Aktori Donald Veshaj dhe prezantuesja Bora Zemani duket se më në fund e kanë gjetur rrugën e përbashkët dhe janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Madje ata janë fotografuar të shtunën në qytetin e Gjenovës, në Itali duke bërë blerje.
Fotografitë e siguruara nga Kryefjala, shfaqin dyshen, teksa mbajnë në duar qese, pasi kanë kryer së bashku blerje në dyqane të ndryshme të shtetit italian.
Donaldi dhe Bora kanë qenë përndryshe në një lidhje shumë kohë më parë.
Por gjërat ndryshuan gjatë qëndrimit të Donaldit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku ai krijoi një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Me këtë të fundit u nda pas mbarimit të Big Brother VIP, duke shprehur më pas pendesë të madhe për Borën, të cilën mesa duket së fundmi ka arritur ta rifitojë sërish./arbresh.info/

Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...