Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare një nga aktorët e dashur të filmave, Enea Zhegu. Ai u bë i famshëm nga personazhi Tomka, në filmin “Tomka dhe shokët e tij”. Ndërsa ka luajtur edhe filma si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj.
Ishte viti 1978, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e zgjodhi Enea Zhegun për filmin “Lulëkuqet mbi mur”. Një vit më pas, Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë. Enea Zhegu u përzgjodh nga regjisorja e njohur Xhanfize Keko në rolin e Tomkës, që ishte edhe komandanti i fëmijëve të lagjes së gurtë në atë film.
Por vitet e lavdisë për aktorin ikën me fëmijërinë, pasi ai nuk pati më role në film. Enea Zhegu u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Klan News

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...