Kryetari i AKB-ës Agim Shahini priti në takim drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi, ku temë diskutimi ishte mundësia e zgjerimit dhe bashkëpunimit në mes të AKB-së dhe AKK-së.
“Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e Komunave me bizneset, aktivitetet e përbashkëta mes Komunave dhe AKB-së në promovimin e produkteve vendore. Poashtu temë e takimit ishte edhe lobimi i përbashkët për të mirën e zhvillimit ekomomik lokal si dhe organizimi i ngjarjeve të përbashkëta në diasporë mes Komunave dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve”, është thënë në njoftimin e AKB-së.
Përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe ata të Aleancës Kosovare të Biznesit janë pajtuar për hartimin e projekteve dhe iniciativave të ndryshme për bashkëpunim rajonal ekonomik.
Palët në takim kanë kërkuar që të gjendet mundësia e rishikimit të kontratave aktuale mes Operatorëve Ekonomik dhe Qeverisë e Komunave për ndryshimin e çmimit të tyre konfrom ngritjes së çmimeve në lëndën e parë për projektet në investimet kapitale (ose edhe sipas indeksimit të sektorëve bazuar në të dhënat e Agjencionit të Statistikave të Kosovës)./arbresh.info/
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League