Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar deklaratat e autoriteteve ruse se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë marrë kontrollin e qytetit, shkruan BBC.
“Sipas të dhënave të pa verifikuara, ne humbëm qytetin e Lyman,” tha Arestovych në një video, duke shtuar se sulmi ishte organizuar mirë.
“Kjo tregon, në parim, nivelin e rritur të menaxhimit operacional dhe aftësive taktike të ushtrisë ruse,” shtoi ai.
Deklarata e tij vjen pasi guvernatori ukrainas i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se Lyman ishte në kontrollin e forcave ruse.
Lyman ka qenë prej kohësh një objektiv i forcave pro-ruse./arbresh.info/

Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje