Në kuadër të vizitës së tij të punës në Ukrainë, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i shoqëruar nga përfaqësues të Qeverisë ukrainase, vizitoi qytetin Irpin, në periferi të Kievit, vend i veprimeve intensive ushtarake që nga fillimi i invazionit, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
“Ajo që pashë në Irpin edhe një herë më bindi se sa i drejtë është qëndrimi ynë për ta dënuar këtë agresion ushtarak. Janë gjetur trupa të shumë civilëve, ndërsa mbi 70% e ndërtesave janë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht, përfshirë spitalet dhe institucionet arsimore”, tha Osmani.
Osmani shtoi se agresioni i pashembullt dhe i paprovokuar paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, sulm ndaj vendit sovran dhe përpjekje serioze që të shkatërrohen themelet e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar.
“Vizita në Ukrainë, është akt i mbështetjes dhe solidaritetit, teksa këto skena dhe imazhe janë dëshmi e politikës së paarsyeshme dhe destruktive e cila qëndron mbrapa saj”, theksoi Osmani.
Google Translate mbush 20 vjet, shton një veçori shumë të kë...
YouTube teston mënyrë të re kërkimi me inteligjencën artific...
Çfarë ndodh nëse qëndroni ulur për më shumë se një orë pas n...
Dëshiron të flesh më mirë? Ekspertët zbulojnë kohën më të mi...
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...
Ronaldo realizon tjetër gol, Al Nassr afër titullit kampion