Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani ndodhet për vizitë pune në Kiev, ku do të realizojë takim me homologun e tij, Dmytro Kuleba dhe përfaqësuesë të lartë shtetëror nga Ukraina, njoftojnë nga MPJ.
Nga atje theksojnë se është paraparë që Ministrat të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë.
Në Kiev, shtojnë nga MPJ, Osmani u prit nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili këtyre ditëve u kthye në kryeqytetin e Ukrainës dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik, vazhdon ta kryejë funksionin e tij.
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...