Turistët francezë kanë humbur sërish në vendin tonë. Këtë të premte raportohet se kanë humbur në zonën e Llogarasë. Nuk dihet saktësisht, nëse është një apo më shumë turistë francezë të cilët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk dinë ku ndodhen.
Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojtura janë nisur për gjetjen e tyre. Sipas policisë turistët francezë janë nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.
Nuk dihet ku janë por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andreës. Policia është në kërkim të tyre aksion i nisur prej orëve te vone te natës dhe orëve te para te mëngjesit.
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...