Krahas marrëdhënieve Turqi-Francë, në bisedë u diskutuan edhe çështjet rajonale përfshirë luftën Ukrainë-Rusi dhe aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve e Presidencës, thuhet se krahas marrëdhënieve Turqi-Francë, në bisedë u diskutuan edhe çështjet rajonale përfshirë luftën Ukrainë-Rusi dhe aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.
Erdoğan, në bisedë shprehu se dëshirojnë që mes Rusisë dhe Ukrainës të arrihet sa më parë një paqe e drejtë dhe se në këtë drejtim vazhdojnë të nxisin dy vendet në rrugën e dialogut dhe diplomacisë.
Ndër të tjera presidenti turk është shprehur se kontaktet e Suedisë dhe Finlandës me personat dhe të ashtëquajturat institucione nën kontrollin e organizatës terroriste PKK/YPG, nuk përputhen me frymën e aleancës nën çatinë e NATO-s./AA/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...