Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se nuk pret të ketë recesion global, por “kjo nuk nënkupton që e përjashtojmë këtë mundësi”.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kristalina Georgieva, ua rikujtoi të pranishmëve se FMN-ja ka parashikuar rritje prej 3.6 për qind për vitin 2022, që është “një rrugë e gjatë drejt recesionit global”.
Georgieva tha se perspektiva globale ishte “pak a shumë si moti këtu në Davos – horizonti është errësuar”.
Ajo tha se do të jetë “një vit i vështirë” dhe se një prej probleme më të mëdha është rritja e çmimeve të ushqimit, që pjesërisht është nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.
Shefja e FMN-së listoi edhe sfida të tjera, përfshirë edhe rritjen e normave të interesit, inflacionit, forcimit të dollarit, ngadalësimit ekonomik në Kinë, krizën klimatike dhe së fundmi edhe kriptovalutat./REL/
PDK demanton raportimet se i është ofruar posti i Presidenti...
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë