Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi drejtues të PayPal, një nga kompanitë më të mëdha në botë që mundëson pagesa ndërkombëtare.
Indikatorët pozitivë ekonomikë, rritja ekonomike impresive dyshifrore, si dhe potenciali që ka Kosova në fushën e teknologjisë së informacionit, u theksuan nga Kryeministri Kurti në takimin me Richard Nash, Zëvendës President i PayPal dhe drejtues i Grupit për Marrëdhënie Globale me qeveri, dhe me Franz Paasche, Zëvendës President i Lartë i PayPal dhe Drejtor i Çështjeve Korporative.
Kryeministri theksoi shkallën e lartë të përdorimit të internetit në Kosovë, rritjen e nivelit të shfrytëzimit të tregtisë elektronike e-commerce dhe blerjeve online, si dhe dërgimin e remitencave nga mërgata, si faktorë të rëndësishëm e të dobishëm që PayPal të përfshijë edhe Kosovën në platformë.
Duke potencuar interesat e përbashkëta, projektet dhe planet drejt bërjes së Kosovës si qendër e ardhshme e teknologjisë së informacionit në Evropën Juglindore, kryeministri ftoi drejtuesit e PayPal që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër, kryeministri Kurti do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të ndërmarrjeve e liderë politikë, si dhe do të zhvillojë takime me mërgatën tonë atje. Po ashtu do të merr pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror./arbresh.info/
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...