Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski me rastin e 23 majit, Ditës Kombëtare të vllehve, ka uruar të gjithë pjesëtarët e komunitetit vlleh në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski ka bërë thirrje për unitet, për të tejkaluar sfidat me të cilat përballen të gjitha vendet.
“Sfidat dhe problemet shëndetësore, ekonomike, sociale dhe të sigurisë me të cilat përballet e gjithë bota mund të kapërcehen vetëm përmes unitetit, kohezionit dhe solidaritetit”.
“T’i japim dorën dhe të jemi përkrahje të vazhdueshme për njëri-tjetrin dhe të kontribuojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në mirëqenien e secilit bashkëqytetar tonë. Gëzuar 23 majin, festën kombëtare të vllahëve”, shkruan presidenti Pendarovski.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...