Parlamenti i Ukrainës ka votuar për t’i dhënë fund një marrëveshjeje të taksimit të dyfishtë me Rusinë, e cila kishte qenë në fuqi që nga viti 1995.
Sipas marrëveshjes banorët rusë që operonin në Ukrainë ishin të përjashtuar nga pagesa e taksave të Kievit dhe mund të tatoheshin vetëm nga vendi i tyre, ka raportuar Interfax.
Ministria e financave e Ukrainës tha se tani “të gjitha të ardhurat e banorëve të Federatës Ruse të marra nga burime në Ukrainë do t’i nënshtrohen një norme të përgjithshme tatimore prej 15% të përcaktuar nga Kodi Tatimor i Ukrainës”, në vend të normave preferenciale të përcaktuara nga marrëveshja e taksimit të dyfishtë.
Ministria tha gjithashtu se banorët ukrainas që operojnë në Rusi nuk do të jenë më në gjendje të paguajnë taksat e Moskës./abcnews.al
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar