Pas intervenimit të FSK-së dhe Zjarrfikësve, është gjetur trupi i pajetë i personit që ishte raportuar se kishte rënë në lum në Deiq të Klinës.
Rastin për arbresh.info e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Trupi është gjetur 500 metra larg nga vendi ku peshkatarët e kishin parë duke rënë”, ka thënë ai.
Gjatë ditës, policia ka njoftuar se kërkimi kishte nisur pasi një grup peshkatarësh në mëngjesin e së dielës, kishin parë një trup që po e zvarriste uji në lumë.
Të njëjtit sipas Gashit, kishin tentuar ta nxirrnin nga uji, mirëpo përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme sepse ai ishte zhytur edhe më thellë në lum. /arbresh.info/
Jeta Statovci i bashkohet Osmanit në zgjedhjet e 7 qershorit...
Vdekja e foshnjës në Emergjencën e Ferizajt, Prokuroria nis ...
Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida