Të paktën dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën të enjten mbrëma nga të shtënat pranë një McDonald’s në lagjen Gold Coast të Çikagos.
Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:40. Sipas policisë, të plagosurit u dërguan me urgjencë drejt spitalit.
Të vrarët ishin të dy burra.Një armë është gjetur dhe një i dyshuar është arrestuar, por çështja është nën hetim.
Video dhe foto nga vendi i ngjarjes tregojnë se disa nga dyert dhe dritaret e xhamit të McDonald’s janë thyer plotësisht. Një dëshmitar në vendngjarje tregon se incidenti nisi kur një grup i madh të rinjsh u përleshën jashtë restorantit.
Pak më vonë, një makinë u ndal para McDonald`s dhe dikush brenda automjetit filloi të qëllonte, duke goditur disa njerëz. Policia ende nuk ka dhënë detaje mbi motivet e kësaj ngjarjeje.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje