Parlamenti belg ka miratuar, një projektligj që parashikon të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme evropiane të 2024-ës nga mosha 16-vjeçare dhe do të prekë rreth 270 mijë të rinj që jetojnë në Belgjikë.
Ndryshe nga të rriturit që detyrohen të votojnë, ky është një opsion që u ofrohet të rinjve. Çdo i ri që dëshiron të votojë në zgjedhjet e ardhshme evropiane duhet të regjistrohet në regjistrin e zgjedhësve dhe, pasi të regjistrohet, do t’i nënshtrohet detyrimit të votës.
Austria (16 vjeç), Malta (16 vjeç) dhe Greqia (17 vjeç) kanë dhënë aktualisht të drejtën e votës për të rinjtë nën 18 vjeç në zgjedhjet evropiane. /abcnews.al/
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa