Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka renditur një varg kërkesash ndaj Qeverisë së Kosovës. Në të kundërtën paralajmëruan veprime të rënda, përfshirë grevat e përgjithshme.
Në protestën e sotme, sindikatat kërkuan miratimin e Projektligjit për paga dhe shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit publik deri në miratimin e këtij ligji.
Udhëheqësi i BSPK-së, Atdhe Hykolli tha se Qeveria duhet të hap derën e dialogut social.
LEXO EDHE Hykolli: Nuk tërhiqemi deri në realizimin e kërkesave tona
Ndërsa, Rrahman Jashari nga SBAShK-u, duke iu drejtuar kryeministrit, Albin Kurti, paralajmëroi greva të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
LEXO EDHE Rrahman Jasharaj: Do të shkojmë me greva të përgjithshme
Kërkesa të ngjashme paraqitën edhe sindikatat e tjera të BSPK-së./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...