Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu e ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Karin Hernmarck për të diskutuar zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon dhe bashkëpunim në avancimin e agjendës së grave, paqes dhe sigurisë, përcjell arbresh.info.
Ambasadorja Hernmarck e ka njoftuar Presidenten Osmani për vendimin e qeverisë suedeze për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke përmendur si shkas kërcënimin e sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë.
Presidentja e përgëzoi ambasadoren Hernmack për vendimin e marrë nga qeveria suedeze, duke theksuar se ky hap do të kontribuojë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në kontinent dhe botë.
Më tej, Presidentja Osmani gjithashtu kërkoi mbështetjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke potencuar se Kosova është e përkushtuar që t’i bashkohet strukturave euro-atlantike. /arbresh.info/
Kurti pret ministrin turk të Tregtisë, flet për hapjen e një...
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës