Mehmeti: Dikush duhet të jap përgjegjësi për dëmin material të kundërligjshëm me faturat e shtrenjta

15:22 | 18 Maj 2022
A Z

Juristi, Ardian Mehmeti ka reaguar pasi ZRRE-ja e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila kjo e fundit e ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Mehmeti në llogarinë e tij Facebook, shkruan se ish dashur të respektohet edhe vendimi i shkallës së parë për vendosjen e masës së sigurisë ndaj vendimit për tarifa sepse ankesa e ZRRE-së nuk e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të gjykatës, edhe pse pretendohej një gjë e tillë nga ZRRE.

Sipas tij, dikush duhet të jap përgjegjësi për dëmin material të kundërligjshëm me faturat e shtrenjta

Postimi i plotë i tij:

ZRRE: E respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit. Normal, se nuk ke qare.
Në fakt, ish dashur të respektohet edhe vendimi i shkallës së parë për vendosjen e masës së sigurisë ndaj vendimit për tarifa sepse ankesa e ZRRE-së nuk e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të gjykatës, edhe pse pretendohej një gjë e tillë nga ZRRE.
Prandaj, dikush duhet të jap përgjegjësi penale edhe për mos zbatimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, por edhe për dëmin material të kundërligjshëm me faturat e shtrenjta gjatë kësaj periudhe kalimtare ndaj qytetarëve të Kosovës.
Shtrohet pyetja se kush duhet të jap përgjegjësi? Askush më parë, se sa bordi drejtues i kësaj agjencie./arbresh.info/

Apeli anulon vendimin e ZRrE-së për tarifat e shtrenjta të rrymës

Fejzullahu: ZRRE-ja respekton vendimin e Apelit për anulimin e tarifave