Sot rreth orës 13:40, dy persona kanë mbetur të plagosur në qendër të Klinës nga të shtënat me armë zjarri.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes po qëndron Policia e Kosovës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha ai.
Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura për momentin.
Deri më tani nuk ka donjë të arrestuar për këtë rast./arbresh.info/
lexo edhe:
Gjykata ia pezullon përkohësisht Trumpit projektin 400-milio...
Presidenti i Turqisë, Erdogan reagon pas fitores së kombëtar...
Haxhiu pas humbjes nga Turqia: Kosova nuk ndalet
Gjenerali amerikan: 11 mijë sulme ndaj Iranit, nisën misione...
“Kokën lart, djema”, Kryetari i PDK-së i ngushëllon lojtarët...
Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror, mposhtet nga Turqia