Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar se ushtria ruse deri më tani ka humbur 27.900 ushtarë, 201 avionë, 167 helikopterë dhe 1.235 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt – 17 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse ka humbur edhe 200 ushtarë të saj në 24 orët e fundit.
Në deklaratë thuhet se ushtria ruse ka humbur gjithsej 27.900 ushtarë si dhe janë rrëzuar 201 avionë dhe 167 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1.235 tanke, 3.009 mjete të blinduara, 578 sisteme artilerie, 198 sisteme raketahedhëse dhe 90 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 2.109 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 436 mjete ajrore pa pilot (dronë). Po ashtu vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 97 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?