Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar sot me tri vjet burg dhe 2 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në lidhje me këtë dhe masat e mundshme që mund të ndërmerren ndaj deputetes, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se i duhet konsultë paraprake.
“Për deklarim zyrtar të grupit më duhet konsultë sepse është çështje e ndjeshme dhe serioze”, është shprehur Kusari, njofton Klankosova.tv.
Deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi, në kohën sa ishte inspektore e ndërtimit në Prizren kishte marrë vendim që ta rrënojë një aneks të objektit “Abi Çarshia” në këtë komunë.
“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. …….me datë 15.07.2019”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.
LEXO EDHE:
Reagon ish-kryeinspektori pasi u dënua me 3 vjet burg: Shkoi Lumezi, s’erdhi Elezi
Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bë...
Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u kandiduar sërish si pres...
Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evrop...
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...