Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë

13:05 | 17 Maj 2022
A Z

Një vajzë raportohet se ka rënë në lumin Bistrica.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova tha se ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Pejës.

Ai tha se personi në fjalë sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 11:15, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën. Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”- tha Rugova./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale