Anija në të cilën u gjendën mëngjesin e sotëm mbi 50 kg kokainë, kishte si destinacion portin e Durrësit.
Në dokumentet e siguruara nga Euronews Albania, anija ishte nisur nga Barranquilla në Kolumbi në 26 prill dhe është ankoruar në Portin e Durrësit një ditë më parë.
Anija që transporton qymyr është në pronësi të një kompanie gjermane, “Unistream GMHB &CO KG”.
Kjo e fundit ka në total 27 anije, por vetëm njëra prej tyre është ankoruar në portin shqiptar.
Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.
Kokaina u gjet mëngjesin e sotëm, e ndara në 2 çanta mes 6,500 ton qymyr që ndodhej në anije. /Euronews Albania/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...