Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq se demarkacioni është punë e kryer.
Ai në TV Dukagjini ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.
“Nuk kryhet kufiri prej një pale, nuk ka kufi që kryhet njëanshëm. Vetëm kur përputhet se kanë votuar dy parlamentet, vetëm atëherë thuhet se është punë e kryer. Çka kanë votuar ata ne nuk merremi. Pala jonë ka votuar tri dokumente në të njëjtën kohë”, tha Haradinaj.
Ndryshe, Abazoviq ka thënë që demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës ka marrë fund.
“Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, pati thënë Abazoviq.
Marrëveshje miliarda dollarëshe SHBA-Armeni për energjinë bë...
Joan Laporta jep dorëheqjen për t’u kandiduar sërish si pres...
Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evrop...
Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjisl...
Sulmohet arbitri që i bëri propozimin e martesës të dashurit...
Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...