Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Si pasojë, ngasësi i traktorit ka pësuar lëndime të rënda.
Ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në aksident ishin të përfshirë një traktor dhe një automjet.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, transmeton lajmi.net.
“Sonte, rreth orës 21:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik afër rest. “Milenium ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe një traktor . Për pasojë e këtij aksidenti, veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore ka pësuar traktoristi, të cilit ndihma e parë mjekësore i është dhënë në vendin e ngjarjes , e më pas me autoambulancë dërgohet në QKUK-Prishtinë. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa Njësia e Komunikacionit po e heton rastin”./lajmi.net/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK