Ofensiva e Rusisë në Donbas ka humbur vrullin dhe është zvarritur ndjeshëm. Kështu thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se trupat e Vladimir Putin mund të kenë humbur një të tretën e forcës luftarake tokësore dhe pajisje të tjera ajrore, përfshirë dronët bombardues.
“Në kushtet aktuale, Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë dramatike normën e saj të avancimit gjatë 30 ditëve të ardhshme”, paralajmëron qeveria e Londrës.
Nën sekretari I përgjithshëm I NATO-s, Mikrea Xheoana, nga Berlini u shpreh optimist për rezistencën e Kievit dhe rezultatin e luftës. “Ukraina mund të fitojë”, u shpreh ai.
Rusët hodhën bomba zjarri ose fosfori në fabrikën e çelikut Azovstal, pretendojnë autoritetet e Kievit. Ndërsa raportohet se ushtria ukrainase ka shtyrë trupat ruse jashtë qytetit të dytë më të madh, Kharkiv./A2CNN/
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...
Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Të panevojshme
Qytetarët marshojnë në Tiranë-Protestojnë kundër ndërtimeve ...
Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të kundërt...
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...