Mbretëresha Elizabeth II, e cila u detyrua të humbiste hapjen tradicionale zyrtare në parlament në fillim të kësaj jave është parë sërish në publik në një shfaqje kuajsh afër shtëpisë së saj.
Për 96-vjeçaren, ky është eventi i preferuar, i cili nisi ditën e enjten dhe do të zgjasë deri të dielën në Royal Windsor.
Nga një foto e shkrepur në drejtim të makinës së saj, monarkja u shfaq e buzëqeshur në sediljen e pasagjerit. E veshur me një pulovër dhe këmishë me jakë, ajo kishte vendosur edhe buzëkuqin e saj rozë të ndezur.
Pjesmarrësit dukeshin po aq të emocionuar kur e panë atë në ngjarjen e dashur edhe nga bashkëshorti i saj Princi Philip, i cili ndërroi jetë Prillin e kaluar në moshën 99-vjeçare.
Jeta publike e Mbretëreshës është kufizuar nga problemet e shëndetësore. Ajo e ka patur të vështirë të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata dhe kjo është arsyeja pse ajo është parë duke përdorur së fundmi me një bastun./klan.al/
Mesazhi i Ambasadës italiane për partitë politike: Punoni së...
Arrestohet i riu nga Kosova, dyshohet për vjedhje të 1400 eu...
Ish-komandanti Rama: FSK e ka detyrë që t’iu dalë në ndihmë ...
VV reagon ndaj akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas d...
Kushtetuesja: Do të nxjerrim vendim meritor për kërkesat rre...
Vijon operacioni në Ujman, Zeqiri thotë se terreni është i v...