Policia e Kosovës ka hartuar dhe është në zbatim e sipër të planit operativ ‘’Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit “.
Ky plan ka shtrirje në tërë territorin e republikës dhe janë të përfshirë njësi të ndryshme të policisë dhe institucione jashtë policisë, shkruan arbresh.info.
“Nga data 10.05.2022 deri më 13.05.2022, nga raportimet nga tereni, janë arritur këto rezultate dhe janë shënuar këto aktivitete: Identifikimi i 44 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 36 shtetas kosovarë dhe 8 shtetas të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Identifikimi i 22 lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 14 shtetas kosovarë dhe 8 ( shtetas të Shqipërisë.
Numri i të dyshuarve, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal është gjithsej 16 (gjashtëmbëdhjetë) persona.
“Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë pas verifikimit janë referuar në Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj për trajtim të mëtutjeshëm sipas ligjit për të huaj. Të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Gjatë procedurave policore nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit me njerëz”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...