Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit synohet realizimi i projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që për qëllim kanë mbrojtjen e sektorit pyjor.
Ky memorandum është nënshkruar nga ministri, Faton Peci dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me ç’rast vlerësuan se bashkëpunimi në mes të nivelit qendror dhe atij lokal është tejet i rëndësishëm në mbrojtjen e këtij sektori.
“Jemi angazhuar që me politikat e duhura pyjore resurset pyjore të Kosovës t’i vendosim si një prioritet kombëtar, të cilat janë edhe një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Pylltari 2022 – 2030, e cila adreson politikat kryesore të sektorit dhe zbatimin e tyre për 10 vitet e ardhshme, si dhe kemi avancuar agjendën legjislative duke përpiluar dhe miratuar në Qeveri – Ligjin për Pyje. Po ashtu, kemi themeluar Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve”, tha Peci.
Po ashtu, Peci dhe Rama u dakorduar që të shohin edhe mundësi të reja bashkëpunimi mes të dyja niveleve, me qëllim që të avancojnë dhe fuqizojnë sektorin e bujqësisë në këtë komunë përmes ndarjes së të dhënave, inspektimit gjatë implementimit të programeve mbështetëse të MBPZhR-së, pasqyrimin e qartë të pronave dhe tokave bujqësore dhe forcimin e zinxhirit të bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe qendror.
Ndryshe, përmes këtij memorandumi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia e Pyjeve të Kosovës së bashku me Komunën do të realizojnë mbjelljen e fidanëve në hapësirat e liruara, si dhe shumë aktivitete tjera që për qëllim kanë mbrojtjen e sektorit pyjor në Komunën e Prishtinës./arbresh.info/

Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...