Ferrarit nuk i intereson nëse keni para të mjaftueshme për të blerë një ose disa nga makinat e tyre.
Prodhuesi italian i makinave ka një listë të zezë në të cilën përfshihen të famshmit që nuk mund t’i blejnë makinat e tyre dhe në këtë bëjnë pjesë edhe Kardashians.
Sipas Ferrarit, nuk ka asnjë listë të zezë që ndalon njerëzit të blejnë makinat e tyre, telegrafi.
Each line and shape of the #FerrariSP48Unica is truly striking. #FerrariOneOff #Maranello #Ferrari pic.twitter.com/xZMdaAcBdE
— Ferrari (@Ferrari) May 12, 2022
Megjithatë, prodhuesi i makinave rezervon mundësinë për të zgjedhur me kujdes se kush ka akses në njësitë e tij më ekskluzive.
Ferrari urren kur një klient kërkon makinë dhe më pas dëshiron të ndryshojë atë.
Justin Bieber tregoi se nuk donte të respektonte një nga dëshirat e Ferrarit: që pronarët të modifikojnë sipas dëshirës pamjen e makinave të tyre.Artisti jo vetëm që ndryshoi ngjyrën e makinës së tij, por më pas e nxori në ankand.
Pas këtij veprimi të fundit, Ferrari vuri veton për çdo blerje të ardhshme për Justin Bieber.
Ylli i muzikës pop ka një pasion për makinat dhe shpejtësinë. Megjithatë, atij do t’i duhet ta drejtojë adrenalinën e tij drejt një marke tjetër makinash luksoze.

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin