Mësimdhënësit në të gjithë sot kanë hyrë në grevë njëorëshe.
Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet do të jenë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.
Orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon, SBASHK-u ka paralajmëruar se i qëndrojnë skenarit për të hyrë në grevë të përgjithshme.
Ndër kërkesa të tyre, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave.
Rraham Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar që greva e sotme është paralajmëruese, derisa ka shtuar se më 20 maj do të ketë një protestë të të gjithë punëtorëve të sektorit publik./arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...