Falsifikoi dokumentin zyrtarë dhe përfitoi rreth dy mijë euro, arrestohet zyrtari i komunës së Novobërdës

09:11 | 11 Maj 2022
S D

Pas një hetimi është arrestuar një zyrtarë në komunën e Novobërdës pasi ka falsifikuar listën e vijueshmërisë së punëtorëve.

Po ashtu zyrtari dyshohet se ka përfituar shumën prej dy mijë euro nga buxheti o komunës.

“Novobërd, Gjilan (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore me datë 10.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i Komunës së Novobërdës nën dyshimin se ka falsifikuar dokument zyrtar (listën e vijueshmërisë së punëtorëve). Dyshohet se i dyshuari ka përfituar shumën prej dy mijë (2000) € duke dëmtuar buxhetin e komunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale