Sonte (e martë) ka nisur nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit.
Shqipëria ka hapur sonte Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision Song Contest 2022”, i cili është duke u mbajtur në Torino të Italisë.
Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit me këngën “Sekret”.
Ajo ka interpretuar e para dhe ka shkëlqyer me paraqitjen me një koreografi të përgatitur në mënyrë të mahnitshme nga koreografë të njohur nga Shqipëria.
Më pas do të zhvillohet nata e dytë gjysmëfinale më 12 maj, kurse finalja e madhe mbahet të shtunën (14 maj).
Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 17 vende, gjersa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
“Eurovision 2022” po mbahet në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë, meqenëse ky shtet shënoi fitoren vitin e kaluar me grupin “Maneskin”.
Nikoqirë të festivalit të sivjetmë janë: Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.
Krahas Shqipërisë, vendet e tjera pjesëmarrëse në “Eurovision 2022” janë: Latvia, Lituania, Zvicra, Sllovenia, Ukraina, Bullgaria, Holanda, Moldavia, Portugalia, Kroacia, Danimarka, Austria, Islanda, Greqia, Norvegjia dhe Armenia.
Ministria cakton çmimet maksimale të derivateve, nafta 1.61€...
“Siguri, Energji, Zhvillim” – slogani i AAK-së për zgjedhjet...
Kylian Mbappe barazon rekordin historik të Cristiano Ronaldo...
Kapen dy shtetas të Shqipërisë, transportonin viça ilegalish...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë – rasti po het...
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...