Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare presidenti i parë i shtetit modern të Ukrainës, Leonid Kravchuk.
Lajmi u dha nga kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko i cili mes rreshtash vlerëson figurën e Kravchuk duke e konsideruar atë një njeri që mishëronte talent, karakter të fortë dhe dije.
Kravchuk, i cili ishte më herët ka qenë kryetar i parlamenti dhe i Sovjetit Suprem të SSR të Ukrainës gjatë ditëve të fundit të Bashkimit Sovjetik, u bë president në dhjetor 1991 dhe qëndroi në detyrë deri në korrik 1994.
Ndër vendimet e tij më të rëndësishme ishte nënshkrimi i Protokollit të Lisbonës në vitin 1992, duke u zotuar se do të heqë dorë nga arsenali bërthamor që i la Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Në postimin e tij, Klitschko tha se trashëgimia e Kravchuk ishte veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur Ukraina po lufton Rusinë./A2CNN/
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër