Atletico Madrid po shqyrton një lëvizje të mundshme për mbrojtësin e krahut të Manchester United, Aaron Wan-Bissaka, sipas Todofichajes.
Los Cholchoneros janë në kërkim të një zëvendësuesi për Sime Vrsaljko, i cili do të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në verë.
Wan-Bissakas i është thënë se ai nuk përfshihet në planet e trajnerit të ardhshëm të Man Utd, Erik ten Hag, me Djajtë e Kuq të gatshëm të ofrojnë një marrëveshje huazimi me opsionin për të blerë.
Anglezi madje po kërkohet edhe nga ish-klubi i tij, Crystal Palace, ndërsa Djajtë e Kuq janë të interesuar vetëm në shitjen e tij.
Mbrojtësi i krahut nuk e ka dëshmuar vetën në Old Trafford, andaj largimi i tij është i pashmangshëm në këtë verë.
Ten Hagen ka kërkuar nga bordi i klubit një rifreskim në skuadër, ndërsa pritet largimi i mbi pesë lojtarëve nga klubi anglez. /Telegrafi/
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...