Në Itali është organizuar një turne në futsal ku kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete.
Ekipet e fustalit kanë qenë ekipe të agjencioneve të sigurisë të shteteve përkatëse. Në këtë turne ka marrë pjesë edhe një ekip i futsalit nga Policia e Kosovës.
Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate.

Dita 1:
Policia e Kosovës – Baraberi (Sllovaki) 2:4
Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1
Policia e Kosovës – Caracal PD (Romani) 7:1
Policia e Kosovës – Unidas (USA) 14:1
Dita 2:
Policia e Kosovës – Flemalle (Belgjikë) 9:1
Policia e Kosovës – Marseille (Francë ) 12:1

Dita 3:
Çerekfinale
Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1
Gjysmëfinale
Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 3:0
Finale
Policia e Kosovës – Bratislava (Sllovaki) 2:1
Pra, ekipi i futsalit i PK-së është shpallur fitues duke marrë edhe kupën e turneut. Ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...