Për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Brukseli ka planifikuar ndryshimin e emrave të rrugëve dhe bulevardeve që lidhen me Rusinë në qytet, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilltarët e komunës qendrore dhe Saint Gilles në kryeqendrën evropiane propozuan ndryshimin e emrave të “Rrugës Rusia” dhe “Rrugës Stalingrad” në qytet.
Rruga Rusia është propozuar të riemërohet si “Rruga Ukraina”.
Anëtarët e këshillit bashkiak, të cilët bënë propozimin, deklaruan se Brukseli, i njohur si kryeqyteti i BE-së, duhet të ngrejë më shumë zërin kundër Rusisë dhe se duan që ai të mbështesë Ukrainën me veprime të tilla simbolike.
“Si evropianë, ne nuk mund të qëndrojmë të heshtur ndaj dramës humanitare në pragun tonë. Ne duam t’u japim ukrainasve një mesazh shprese dhe t’u kujtojmë atyre se i mbështesim”, tha këshilltari i Komunës Saint Gilles, Marc Naether.
Rruga Rusia dhe Rruga Stalingrad gjenden në një zonë të ngarkuar në qendër të Brukselit.
Haxhiu për presidentin: Vendit nuk i duhet zgjedhjet e jasht...
Qeveria e Kosovës miraton disa vendime të rëndësishme në mbl...
Komisioni për Ekonomi rekomandon miratimin e marrëveshjes sh...
Gnabry humb Kupën e Botës pas lëndimit që pësoi
Erdogan bisedë telefonike me homologun gjerman: Konfliktet n...
Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në Kuvend