Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, YairLapid, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, më 8 maj do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Izrael.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në kuadër të kësaj vizite, ministrja Gërvalla do të takohet dhe do të bisedojë ndër të tjera me homologun e saj Lapid, me kryetarin e Jerusalemit Moshe Leon, ministrin për Jerusalemin dhe Trashëgiminë ZeevElkin, kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike UrielLynn dhe një grup mërgimtarësh, të cilët jetojnë në Izrael.
Tutje në njoftim thuhet se gjatë kësaj vizite temat kryesore do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.
“Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët. Vizita e ministres Gërvalla në këtë shtet është e para e një ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit