Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie ka shpjeguar disa politika të reja në grantin e parashikuar për vitin 2023, raporton arbresh.info.
Pupovci tha se janë paraparë disa pika që do të ndryshohen brenda këtij viti dhe vitit në vijim.
“Do të angazhohen edhe 300 asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta. Parashihet që vitin tjetër të punësohen 30 specialistë për mirëmbajtjen e digjitalizimit nëpër shkolla. Ne kemi zvogëlim të numrit të nxënësve nga sektori publik. Kjo ka shkaktuar tepricë të rreth dy mijë mësimdhënësve”, tha ai.
Tutje Pupovci ka folur edhe për testin PISA i cili ka fillluar më 4 maj, e ku pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga të gjitha shkollat në Kosovë.
“Nga një shkollë janë përzgjedhur 57 nxënës ndërsa nëse ka qenë nën 57 atëherë kanë marr pjesë të gjithë nxënësit që kanë lindur në vitin 2006. Pjesa më e madhe e testit do të jetë nga lënda matematikës”, tha ai.
Tutje Pupovci tregoi datat e testit të arritshmërisë dhe testit të maturës shtetërore.
“Jemi duke i bërë edhe testin e arritshmërisë, që do të mbahet dy ditë më 4 qershor dhe 14 qershor. Testi maturës shtetërore do të mbahet me 18 maj ku do të marrin pjesë 24 mijë nxënës e që mund të shtohen edhe nga vitet e kaluara, pra që është i ndryshueshëm”, deklaroi Pupovci.
Ndër të tjerash Pupovci tha se ndihen të gatshem që të kenë sa me shumë sukses në testin e PISA-së këtë vit./arbresh.info/
A do të bashkëpunojnë VV dhe Nisma për konstituimin e Kuvend...
Egli Tako ‘ndez debat’ me deklaratën në një koncert: A ka sh...
Restelica bëhet me depo mbeturinash
Flet njëri nga personat me trup të shkurtër për trajtimin që...
Alergjitë dhe stina e lindjes – A tregon sezoni i viti...
Festa e ditëlindjes së Yamalit, ylli i Barçës përballet me p...