Gjermania njoftoi sot se izolimi për personat e infektuar me coronavirus do të shkurtohet nga shtatë në pesë ditë.
Sipas udhëzimeve të “Instituti Robert Koch”, qeveria gjermane njoftoi se varianti i ri i omicron është më pak i rrezikshëm se më parë dhe se është zvogëluar rreziku i transmetimit e infektimit të të tjerëve.
“Njerëzit e infektuar me coronavirus do të jenë në izolim vetëm për pesë ditë në vend të shtatë. Kjo bazohet në udhëzimet e reja nga Instituti Robert Koch. Shkurtimi është i mundur sepse varianti aktual i omicron është pak më i sigurt dhe kështu zvogëlon rrezikun e infektimit të të tjerëve”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.
Ata gjithashtu rekomandojnë që të gjithë që dalin pozitiv me coronavirus pas pesë ditësh izolimi të vazhdojnë me vetizolim – edhe nëse nuk kanë simptoma.
Ndryshe, Gjermania deri më tani ka pasur mbi 25 milionë raste me COVID-19 gjersa kanë vdekur më shumë se 136 mijë persona.
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...