Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet se Presidenti Vladimir Putin planifikon të shpallë luftë kundër Ukrainës dhe të mobilizohet kombëtarisht, ditën kur Rusia përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore, shkruan skynews.
Festa më e madhe publike në Rusi, Dita e Fitores, mbahet çdo vit më 9 Maj. Lufta e Dytë Botërore kushtoi më shumë se 20 milionë jetë sovjetike.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i ka quajtur spekulimet “të pakuptimta” dhe thotë se “nuk ka asnjë shans për këtë”.
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim më 9 maj dhe do të mbikëqyrë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës, siç është zakon për Ditën e Fitores, transmeton arbresh.info.
Pushtimi i Ukrainës është përshkruar si një “operacion ushtarak special” dhe jo luftë nga Rusia./arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...